Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Derbi i javës Istogu – Prishtina, zhvillohet të shtunën

nga Xh.D24 shtator 2021

Në Istog luhet derbi i javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Të shtunën nga ora 18:00 takohen Istogu e Prishtina, dy skuadrat me pretendime të mëdha për këtë edicion.
Istogu e Prishtina kanë fituar ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të shtunën e kanë sfidën e parë të vërtetë në edicionin 2021/2022.
Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Shqiponja – Ulpiana (13:30), Jusuf Gërvalla – Ferizaj (17:00), Vushtrria – Samadrexha (16:00).
Xhiroja e dytë mbyllet të dielën kur janë dy takime. Prej orës 13:30 takohen Vëllaznimi e Drita, ndërsa nga ora 18:00 është ndeshja Vjosa – Kastrioti./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →