RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dest largohet nga Barcelona, kalon te Milani

nga B.K1 shtator 2022

Kampioni italian, AC Milan, para pak çastesh e ka konfirmuar transferimin e Sergino Dest nga gjiganti i La Ligas, Barcelona.
Dest i bashkohet “Rossonerëve” në një marrëveshje huazimi nga Barça, por që në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerjeje.
Dest kaloi te Barcelona nga skuadra e Ajaxit në vitin 2020, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 72 paraqitje duke regjistruar dy gola mbi emrin e tij.
Po ashtu, reprezentuesi amerikan arriti që të fitojë Kupën e Spanjës me Barçën, ndërsa sa i përket nivelit me kombëtaren amerikane, Dest ka regjistruar tre gola në 17 paraqitje.

Official Statement: @sergino_dest ➡️ https://t.co/08ovgEnYwf
Comunicato Ufficiale: Sergiño Dest ➡️ https://t.co/L3J01ppprX#ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/5VAyFG8uk6

— AC Milan (@acmilan) September 1, 2022

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →