RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

nga Kaltrina Berila27 janar 2019

Përkujtohen miliona viktima

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebrenj që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Për nder të kësaj dite, sot në disa qytete të Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Dyshime për një tjetër varrezë masive në Zubin Potok, PSRK dhe Policia kërkojnë leje për zhvarrime në një lokacion të ri
LAJMI TJETËR →
Dyshime për një tjetër varrezë masive në Zubin Potok, PSRK dhe Policia kërkojnë leje për zhvarrime në një lokacion të ri

Më të fundit

Të gjitha →