RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

nga Venera Grabanica27 janar 2021

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale

Më të fundit

Të gjitha →