RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

nga Kaltrina Berila27 janar 2020

Prishtina e Prizreni e përkujtojnë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Për nder të kësaj dite, sot në Prishtinë dhe Prizren do të ketë aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve shtetërore.

Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale

Më të fundit

Të gjitha →