Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drita u rikthehet fitoreve, triumfon ndaj Dukagjinit

nga Xh.D29 nëntor 2021

Është kompletuar tashmë edhe xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll me duelin e fundit të zhvilluar të hënën ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.
Skuadra nga Gjilani ka fituar me rezultat bindës 4-0 në këta ballafaqim, duke dhënë kështu një reagim pozitiv pas humbjes nga Gjilani në derbin lokal.
Muja me dy gola në minutat 9’ dhe 61’ si dhe ato të Blakcorit dhe Tahirit në minutat 84’ dhe 90’ e vulosën fitoren e skuadrës së trajnerit Ardian Nuhiu.
Me këtë fitore, Drita rikthehet në pozitën e tretë me 28 pikë, dy më pak se lideri Ballkani dhe një më pak se Gjilani i vendit të dytë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →