Ekaterina Trendafilova emërohet edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Gjykatës Speciale
Gjykatësja Ekaterina Trendafilova është emëruar edhe për një mandat në krye të Gjykatës Speciale.
Kjo u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara, të cilat kanë njoftuar se Trendafilova ka thënë se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”.
Tutje bëhet e ditur se Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës,
“Kryetare Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës, që punojnë në mënyrë të palodhur për të përmbushur mandatin e DHSK-së me profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur”, thuhet në njoftim.








