Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ende në kërkim të gruas që u hodh nga Ura e Fshajt

nga Kaltrina Berila19 qershor 2023
Ende në kërkim të gruas që u hodh nga Ura e Fshajt

Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vijuar operacionin për kërkim të një gruaje që u hodh nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për portalin rtv21.tv se deri në këto momente nuk ka ndonjë epilog në lidhje me rastin.

“Kërkimet janë duke vazhduar nga Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të FSK-së. Deri në këto momente nuk ka ndonjë epilog lidhur me rastin”, ka thënë Elezaj për rtv21.tv.

Mëngjesin e së premtes, një grua 59-vjeç, me inicialet A.M. nga Prizreni, ishte hedhur nga Ura e Fshajt ndërsa sendet e saj personale kishin mbetur tek ura.

Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që niveli i Drinit të Bardhë të rritet e gjithashtu të jetë edhe më i rrëmbyeshëm se zakonisht./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →