Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

nga RTV2130 maj 2018

Sot në Kosovë fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon për herë të parë në Kosovë në këtë nivel Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Në konferencën hapëse të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm do të marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri i parë Behgjet Pacolli, Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ulrike Lunaçek- ish zëvendës presidente e Parlamentit Evropian, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, e disa personalitete të tjera.

Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të organizohen konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →