RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

Sot fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”

nga B.K5 shtator 2022

Sot fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” për të 19-tën herë me radhë organizon veprimtarinë kulturore Java e Bibliotekës.
Përveç aktiviteteve kulturore e bibliotekare, organizohen edhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi etj.
Tema bosht e këtij edicioni është “Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale”.
Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media

“Nëse ka mendu me na ofru ndonjë sheqer…”, Arifi i drejtohet Kurtit: Ne jemi përcaktu për opozitë
LAJMI TJETËR →
“Nëse ka mendu me na ofru ndonjë sheqer…”, Arifi i drejtohet Kurtit: Ne jemi përcaktu për opozitë

Më të fundit

Të gjitha →