Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Gjuriqi për ndalimin e referendumit në Kosovë: Sulm ndaj demokracisë

nga Venera Grabanica16 janar 2022

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq vendimin e Kosovës për moslejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë e ka quajtur zhgënjyes dhe të pafalshëm
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për t’iu mohuar qytetarëve serbë të drejtën për të votuar në një referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi është përveç tjera jodemokratike.

“Mbi të gjitha, është jodemokratike dhe minon praktikën e mirë të kahershme që u mundësoi serbëve të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës. Ai gjithashtu bie ndesh me kërkesat e partnerëve tanë SHBA-së dhe Evropës. Në një sulm të paprecedentë ndaj demokracisë, Prishtina vendosi të injorojë Blinkenin”, ka shkruar Gjuriq.
Tutje ai ka shtuar se “nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në muajt e ardhshëm”.

1/3
The decision of the authorities in Pristina to deny #Serbian citizens the right to vote in a referendum on constitutional amendments in #Serbia is inexcusable and disappointing.
Above all, it is undemocratic and undermines the longstanding good practice…

— Марко Ђурић (@markodjuric) January 16, 2022


Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese.  Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenimi ka miratuar dje rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →