Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj uron Nismën për 10 vjetorin e themelimit: Vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës

nga B G24 shkurt 2024
Haradinaj uron Nismën për 10 vjetorin e themelimit: Vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar partnerin e koalicionit , partinë Nisma për 10 vjetorin e themelimit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha po ashtu se ka falënderuar Nismën për partneritet opozitar.

“Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma!

Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën.
Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës.”, shkroi ai.

AAK dhe Nisma zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor më 17 janar të këtij viti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →