Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haziri shpall kandidaturën për të parin e LDK-së

nga Kaltrina Berila10 mars 2021

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri sot zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai premtoi se do të punojë për të mirën e partisë dhe qytetarëve duke thënë se rezultati i saj në zgjedhjet e 14 shkurtit tregon për humbjen besimit të qytetarëve.

Haziri tha se zgjedhjet e 14 marsit duhet të ketë bashkim brenda partisë e jo largim.

“Këto do të jenë zgjedhje të LDK-së jo për të larguar të tjerët, por për të afruar ata që janë dëshpëruar dhe ndjerë të pakënaqur LDK-së i duhet unitet për ta ruajtur këtë familje të madhe politike”, tha ai në një konferencë për media.

Haziri tutje u shpreh se me të në krye do të ketë zhvillim, prosperitetet dhe barazi për të gjithë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →