Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për të parin e LDK-së

nga Kaltrina Berila10 mars 2021

Lutfi Haziri sot do të shpall kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Haziri sot në ora 13:00 nëpërmjet një konference për media do të shpallë kandidaturën në selinë e LDK-së në Gjilan. Kështu kanë njoftuar nga Dega e LDK-së në Gjilan.

“Ju njoftojmë se kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, më 10 mars në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, përveç Hazirit, LDK ka konfirmuar se në garë për të parin e partisë janë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe anëtari i kryesisë, Lumir Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor më 14 mars, kur edhe pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen e tij.

Vendimi ka pasuar rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në këto zgjedhje, LDK-ja ka dalë partia e tretë, me gjysmë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →