Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lutfi Haziri paraqiti kandidaturën për kryetar të LDK-së

nga Egzona Mehmeti8 mars 2021

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës informoi se sot mbajti mbledhjen e radhës për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, me ç’rast kanidaturat për kryetar i paraqitën: Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit si dhe Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

“Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së. Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.”, bëri të ditur LDK përmes një njoftimi.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, LDK ka marrë 12,647% të votave./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →