RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Holanda dëbon diplomatët rusë

nga Venera Grabanica19 shkurt 2023
Holanda dëbon diplomatët rusë

Holanda do të dëbojë rreth 10 diplomatë rusë, tha ministri i Jashtëm, Wopke Hoekstra për transmetuesin televiziv NOS.
Ai tha se vendimi erdhi pasi Rusia u përpoq të staciononte në mënyrë të fshehtë punonjës nga shërbimet e saj sekrete në Holandë.
“Zyra tregtare ruse në Amsterdam do të duhet të mbyllet, gjithashtu”, tha ai.
Holanda po planifikon të mbyllë Konsullatën e saj të Përgjithshme në Shën Petersburg.
Marsin e kaluar, Holanda dëboi 17 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh, dhe si përgjigje Moska dëboi disa diplomatë holandezë nga Rusia.
Hoekstra tha se të dy vendet kishin rënë dakord të pranonin diplomatë të rinj, por Rusia po refuzonte të lëshonte viza.
“Konsullata e Përgjithshme do të duhet të mbyllet për shkak të mungesës së stafit”, tha ai.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar që nga rrëzimi i avionit të pasagjerëve MH17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.
Në atë kohë, Boeing i “Malaysia Airlines” u rrëzua nga një raketë kundërajrore ruse, duke shkaktuar vdekjen e 298 personave, shumica e të cilëve holandezë.
Pushtimi i Moskës në Ukrainë rreth një vit më parë ka rritur më tej tensionet mes dy vendeve.

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →