Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I jepet lamtumira e fundit policit të vrarë aksidentalisht

nga Venera Grabanica20 shkurt 2022

Familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe shumë qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli.
Toger Zymer Islami u shprehi ngushëllime familjes në emër të stacionit policor qendra.
“Në emër të stacionit policor qendra, ngushëllime gjithë familjes dhe gjithë kolegeve. Lirimi ishte një shëmbëlltyrë për Policinë e Kosovës, për koleg dhe shokë. Stacioni policor qendra në emër të gjithëve iu shpreh ngushëllime në emër gjithë pjesëmarrësve kërkoj një minutë heshtje”, tha ai.
Lidhur me rastin, një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen aksidentale të policit 27 vjeçar, në fshatin Zllatar të Prishtinës. Pesë policë të tjerë janë arrestuar për shkaktim të rrezikut dhe për 9 zyrtarë të tjerë që ishin prezent është rekomanduar masa e suspendimit.
Lirimi është vrarë të enjten në mbrëmje në fshatin Zllatar të Prishtinës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →