RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kadrijaj: Pa u plotësuar kërkesat e AAK-së, nuk e mbështesim zgjedhjen e presidentit

nga Gentrita Xhemajli21 korrik 2026
Kadrijaj: Pa u plotësuar kërkesat e AAK-së, nuk e mbështesim zgjedhjen e presidentit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u është kundërpërgjigjur kritikave të zyrtarëve të LVV-së, të cilët i kanë quajtur të paarsyeshme gjashtë kërkesat e AAK-së për ta votuar zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas deputetes Kadrijaj, AAK-ja nuk po kërkon poste politike, por zbatimin e planeve që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Ajo gjithashtu e quan të panevojshme zvarritjen e thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Ne nuk kemi kërkuar pozitën e presidentit, as ndonjë pozitë në ministri. Kemi paraqitur kërkesa legjitime, të cilat secili qytetar do t’i miratonte dhe do t’i aprovonte. Afatet ligjore po kalojnë. Fillimi i gushtit është afati i fundit kur duhet të konstituohet Kuvendi dhe ne nuk po shohim ndonjë angazhim në këtë drejtim nga LVV-ja.”, tha ajo për rtv21/RTV21/21Media

Trump ndalon sulmet ndaj Iranit nëse arrihet një marrëveshje ‘e shpejtë’
LAJMI TJETËR →
Trump ndalon sulmet ndaj Iranit nëse arrihet një marrëveshje ‘e shpejtë’

Më të fundit

Të gjitha →