RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca pas sulmit në Berlin: Solidarizohemi me Gjermaninë

nga B G26 korrik 2026
Konjufca pas sulmit në Berlin: Solidarizohemi me Gjermaninë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje të thellë pas sulmit në Berlin, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës, ndërsa u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se në shoqëritë demokratike nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë ekstremiste, duke shtuar se akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen mbi të cilat bazohen demokracitë.

“Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fuqishëm përkrah popullit gjerman në këtë moment të vështirë”, ka deklaruar Konjufca në “X”.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →