Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, policia jep detaje

nga Gentrita Xhemajli22 shkurt 2025
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me kontrollet që kanë bërë në disa komuna në veri të vendit.

Referuar raportit të policisë thuhet se rasti ka të bëjë me falsifikim të dokumentit, gjersa kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok të premten në ora 09:00.

Policia tutje bën të ditur se janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /21Media

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →