🇽🇰 Kosova
Kultivuan kanabis në mes të arës me misër, katër të arrestuar
nga Kaltrina Berila21 shtator 2025
Në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, rreth orës 17:30, janë arrestuar katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin për kultivim të bimës narkotike kanabis.
Sipas Policisë së Kosovës, në pronën e dy shtetasve kosovarë është zbuluar një sipërfaqe prej rreth një hektari, e mbjellë me misër dhe bimë narkotike të llojit kanabis, me gjatësi të ndryshme. Dy të dyshuarit nga Shqipëria dyshohet se kanë qenë të angazhuar si punëtor në këtë plantacion.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, nën dyshimin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Hetimet rreth rastit po vazhdojnë.









