RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Lajçak: Janë tre-katër marrëveshje në proces të dialogut Kosovë-Serbi

nga B.K9 korrik 2022

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë- Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e vizave për Kosovën është e vonuar dhe urgjente.
Në “Dubrovnik Forum 2022” Lajçak është shprehur se procesi më strategjik në Ballkanin Perëndimor është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Janë tre-katër marrëveshje në proces shumë të avancuar të finalizimit dhe shpresoj se do t’i finalizojmë së shpejti”, ka thënë Lajçak.
Tutje, Lajçak ka lavdëruar negociatorët e dy shteteve.
“Ata vijnë çdo muaj në Bruksel me lakminë që së fundi është shumë marrëveshje në energji që sjell vërtet rregulla, transparencë në këtë fushë dhe tani jemi përballë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka përfunduar ai./kallxo

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →