Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Limaj reagon pas ftesës së Speciales për Zafir Berishën

nga RTV2111 dhjetor 2019

“Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj deklaroi sot se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin e tij Zafir Berisha është në vazhdën e ftesave nga një gjykatë e cila me kohë është vlerësuar e padrejtë.

Ai në një status në Facebook shkruan se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e shenjtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë”, shkruan Limaj në Facebook.

Ai thekson se pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.

“Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.”, thekson Limaj.

Ai është i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →