Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Malsiu premton rrugë nëntokësore për Kaçanikun

nga B G26 shtator 2025
Malsiu premton rrugë nëntokësore për Kaçanikun

Kandidati i Vizionit për Kaçanikun, Heset Malsiu për kryetar të kësaj komune prezantoi programin e tij qeverisës në debatin zgjedhor në RTV21.

Ai tha se programi i tij mbështetet në gjashtë pika.

“Pika e parë e programit tonë është uji i pijshëm, kjo nënkupton që resurset ujore të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të investohen në rrjetin e ujësjellësit. Në këtë mandat do ta bëjmë zgjidhjen afatmesme të ujit të pijshëm i cili, në bazë të kalkulimeve tona, do të na kushtojë 500 mijë euro.Pika e dytë e programit është rruga dhe infrastruktura moderne… do të ketë rrugë nëntokësore, një shembull do ta bëjmë në fillim të mandatit një rrugë nga fshati Rakaj deri te fabrika e Silgaporit që t’i japim shembull qytetarëve se si bëhen rrugët cilësore.
Pika e tretë është zhvillimi ekonomik…Pika e katërt është arsimi… Pika e pestë është shëndetësia, shërbime shëndetësore pa para”, tha ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →