Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus, sipas OKB-së.
BE vlerëson se deri në katër milionë njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi në total.
Polonia deri më tani ka pranuar më shumë se 575,000 njerëz që nga fillimi i konfliktit, thotë agjencia e Gardës Kufitare polake.
Agjencia tha se 95,000 njerëz kishin hyrë në Poloni nga Ukraina vetëm të mërkurën, pak më poshtë nga niveli rekord i së hënës prej 100,000.
Deri në orën 06:00 sot, 27,100 persona të tjerë kishin kaluar kufirin.
Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas që vlerësohet të jetë nga një deri në dy milionë dhe shumë njerëz që ikin nga lufta kanë shkuar për të qëndruar me familjen ose miqtë, transmeton rtv21.tv.
Ata që nuk kanë ku të qëndrojnë po transportohen në qendrat e improvizuara të akomodimit në stacionet e zjarrfikësve dhe salla sportive në të gjithë vendin.
Shumë polakë po ofrojnë gjithashtu strehimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre./21Media









