Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministri britanik vlerëson se Rusia duhet të marr përgjegjësi për pushtimin

nga Miranda Beqaj10 qershor 2022

Ministri, Robin Walker ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndërsa ngre çështjen për dy britanikë të dënuar me vdekje për luftimin e forcave ruse.
Ai tha se Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për pushtimin dhe gjyqet e saj të rreme.
”Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në nivel diplomatik për të bërë përfaqësime në Rusi, për të treguar mbështetjen tonë ndaj Ukrainës, por edhe për të treguar mbështetjen tonë për familjet e këtyre njerëzve”, tha ai.
Sipas Walker është e qartë që Rusia përgjegjëse për pushtimin e paligjshëm, të paprovokuar të Ukrainës, shkruan sky news.
”Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë, përgjegjësitë e saj sipas Konventës së Gjenevës, për trajtimin e të burgosurve të luftës”, tha tutje Walker./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →