Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri serb – Osmanit: Me pasë fytyrën siç e ka barkun

nga Kaltrina Berila6 korrik 2021


Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai është marrë me një deklaratë të presidentes Osmani, dhënë për revistën “Der Spiegel” dhe si “kundërpërgjigje” e ka fyer duke u marrë me fizikun e saj.
“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’”, ka thënë Vulin.
Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit.
Lidhur me këtë ka reaguar Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani.

Mira Marković’s puppy during 1990s in JUL, Aleksandar Vulin is the mouthpiece of the primitive, violent and sexist regime in #Serbia. Vulin serves his current master, Aleksandar Vučić with the same vigor & dedication like he served Milošević. Disgusting!https://t.co/JpGMgEsqCh

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 6, 2021


Vela e ka quajtuar Vulinin ‘këlysh të gruas së Millosheviqit’, pasi ky i fundit e ka fyer Osmanin për fizikun e saj.
“Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →