Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mosha e 5 personave që humbën betejën me Covid-19

nga Egzona Mehmeti9 shkurt 2022

Pesë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 140 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre meshkuj dhe dy femra.
Mosha dhe vendbanimi i viktimave meshkuj: Një qytetar nga Prishtina, i grupmoshës 50-59 vjeç, një qytetar nga Vushtrria, i grupmoshës 60-69 vjeç dhe një qyetar nga Vitia, i grupmoshës 70-79 vjeç.
Mosha dhe vendbanimi i viktimave femra: Një qytetare nga Prishtina, e grupmoshës 60-69 vjeç dhe një qytetare nga Drenasi, e moshës mbi 80 vjeç, shkruan rtv21.tv
“Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645. Në total numri i rasteve aktive është 18.506.”, ka informuar sot Msh./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →