Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19

nga Egzona Mehmeti25 shkurt 2022

Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan edhe 140 raste të reja.Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy burra dhe një grua.
Sipas të dhënave të MSh-së, një qytetar ishte nga komuna e Prizrenit, i grupmoshës mbi 80 vjeç, ndërsa tjetri ishte nga komuna e Prishtinës, i grupmoshës 60-69 vjeç.
Ndërsa, gruaja ishte nga komuna e Junikut, e grupmoshës mbi 80 vjeç.
“Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763.”, informoi MSh./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →