Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19

nga Egzona Mehmeti10 shkurt 2022

Katër persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 717 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy meshkuj dhe dy femra.
Mosha dhe vendbanimi i viktimave femra: Një qytetare nga Istogu, e moshës mbi 80 vjeç dhe një qytetare nga Gjakova, po ashtu e moshës mbi 80 vjeç.
Mosha dhe vendbanimi i viktimave meshkuj: Një qytetar nga Prizreni, i grupmoshës 60-69 vjeç dhe një qyetetar nga Malisheva, po ashtu, i grupmoshës 60-69 vjeç.
“Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015. Në total numri i rasteve aktive është 16.849.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →