RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti, kjo javë me diell dhe vranësira

nga B.K16 dhjetor 2019

Parashikimi i motit

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.

Të premten mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →