Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti

nga Venera Grabanica28 maj 2024
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti

Lidhja Demokratike e Kosovës është e prerë në vendimin për mos hyrje në koalicion me ndonjë parti tjetër, teksa kanë kritikuar Qeverinë Kurti për dështime gjatë këtyre tre viteve qeverisje.

Sipas zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa, Qeveria Kurti ka bërë që Kosova të dështojë në shumë fusha të cilat janë pjesë përbërëse e mirëqenies së qytetarit.

Ai ka shtuar se si parti kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket mundësisë së krijimit të ndonjë koalicioni me ndonjë parti tjetër në vend, Mustafa është shprehur se LDK- ja do të hyjë si e vetme në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët që vijnë nga qytetet e ndryshme të  Kosovës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →