RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 25 vjeçare nga Kosova vdiq në një aksident në Gjermani

nga Egzona Mehmeti13 dhjetor 2021

Një 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident komunikacioni në Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka informuar se Antonia Tolaj është nga Pobërgja e Deçanit.
Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes Tolaj dhe qytetarëve të Deçanit.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeqare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë. Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →