Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani për Kukën dhe Krasniqin: Krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm

nga B.K18 dhjetor 2021


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin pasi që u shpallën trajneri dhe xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Osmani i ka quajtur këto rezultate historike për sportin në Kosovë.
“Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë. Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport.Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme! Kosova e artë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Fillimisht Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërsa pas tij edhe Distria Krasniqi fitoi shumicën e votave në garën për xhudisten më të mirë në botë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →