Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Plagosje me armë zjarri në Prizren

nga Kaltrina Berila8 maj 2023
Plagosje me armë zjarri në Prizren

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 majit në Prizren, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

“Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet si tentativë për vrasje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →