Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Polici që mbeti i lënduar mbrëmë në Veri është jashtë rrezikut për jetë

nga B.K9 dhjetor 2022
Polici që mbeti i lënduar mbrëmë në Veri është jashtë rrezikut për jetë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka dhënë detaje rreth gjendjes së policit, i cili u lëndua mbrëmë në Zveçan.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Në njoftim bëhet e ditur se pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit. Policia e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se janë sulmuar nga persona të armatosur, derisa ishin në detyrë.
Të enjten, Policia e Kosovës rriti praninë në veri, pas sulmeve që u bënë në komunat veriore në dy ditët e fundit, teksa zyrtarët komunalë të zgjedhjeve tentuan t’i hapin zyrat e tyre në këto komuna në përgatitjet për zgjedhjet lokale./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →