Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Beau Biden

nga E.Bullaku30 maj 2022

Në përvjetorin e vdekjes, presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar familjes Biden për ta kujtuar Beau Biden dhe kontributin e tij për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional, si dhe për ta forcuar sundimin e ligjit.
“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin fisnik, punën dhe përkushtimin e të ndjerit Beau Biden, si dhe të grave dhe burrave të tjerë të shërbimit amerikan të cilët i ndihmuan Kosovës drejt pavarësisë dhe lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka thënë Osmani.
Vitin e kaluar, presidentja i ka ndarë Beau Biden-it Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Përmes një video-mesazhi, presidenti amerikan Joe Biden iu është drejtuar pjesëmarrësve të ceremonisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →