RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë aktoren turke e bëri për spital

nga Venera Grabanica16 maj 2021

Qëndrimi në shtëpi si pasojë e pandemisë për aktoren e njohur turke Nebahat Çehre u bë problem serioz. Ajo së fundmi ka qenë në spital për të marrë trajtim për një problem të këmbëve.

Aktorja shpjegoi se këmbët e saj ishin të enjtura dhe për këtë arsye erdhi në terapi fizike, teksa tha se ishte lodhur duke qëndruar në shtëpi në pandemi.

“Erdha te mjeku, këmbët më janë fryrë, unë jam duke shkuar në terapi fizike. Unë jam në shtëpi si të gjithë të tjerët. Ulur në shtëpi është sigurisht e mërzitshme”, tha ndër tjera aktorja 77 vjeçare.

Kujtojmë se, për publikun kosovarë Nebahate është bërë e njohur nga seriali “Sulltani-Shekulli i madhërishëm”, i cili u dha në RTV 21, aty shfaqet në rolin e Sulltaneshës Ajshe përkatësisht nënës së Sulltan Sylejmanit./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →