Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja

nga Kaltrina Berila22 maj 2025
QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja

Një grua e moshës 40 vjeçare dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

E lidhur me këtë edhe nga Qendra Klinike Univeristare e Kosovës ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Postimi i plotë:

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton opinionin publik se një paciente e moshës rreth 40-vjeçare, e cila ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes.

Pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të kësaj klinike. Në këtë repart pacientët nuk mbahen të izoluar dhe lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve.

Menaxhmenti i QKUK-së, pasi ka pranuar informatën ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë. Aktualisht kanë nisur procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

QKUK siguron opinionin publik se do të ndërmerret çdo masë në përputhje me gjetjet nga raporti zyrtar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →