RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Rusët kanë ndërmarrë sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve në SHBA”

nga RTV216 qershor 2017

NSA ka publikuar disa të dhëna të reja rreth zgjedhjeve në SHBA

Mediat amerikane kanë raportuar se kanë pranuar dokumente të besueshme të Agjencisë për Siguri Kombëtare, të cilat dëshmojnë se Rusia megjithatë ka ndërmarrë sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të cilat i fitoi Donald Tramp.

Në dokumentet tejet të besueshme të Agjencisë për Siguri Kombëtare theksohet se Rusia ka ndërmarrë sulm kibernetik kundër furnizuesit të softverit për votim dhe se ka bërë përpjekje të ndërmerr sulm edhe kundër mbi 100 zyrtarëve zgjedhor, vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit të kaluar, raportuan mediat amerikane, transmeton rtv21.tv

Portali në internet, Intersept, njoftoi se ka pranuar një dokument anonim, që mban datën 5 maj, në të cilin në mënyrë të detajuar përshkruhen përpjekjet për të ndërmarrë sulmin kibernetik.

Në dokument nuk qartësohet se a ka pasur ndikim sulmi i pretenduar kibernetik në rezultatin e zgjedhjeve. Agjencia Kombëtare për Siguri ka fajësuar shërbimin rus të inteligjencës për këtë tentim për të ndërmarrë sulm kibernetik./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →