RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sekuestrohen rreth 100 kg kokainë brenda një kompanie bananesh

nga E.Bullaku30 dhjetor 2021
Një sasi e madhe kokainë është sekuestruar mbrëmjen e sotme brenda një magazine të një kompanie frutash në zonën e Vaqarrit në Tiranë.
Dyshohet se droga, rreth 100 kg, ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.
Kontejneri me banane është mbajtur nën vëzhgim nga policia, dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.
Mësohet se si rezultat i operacionit të monitoruar nga policia në bashkëpunim edhe me agjentë të SPAK, janë ndaluar dy persona.
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →