Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Sfidë aspak e lehtë për Ballkanin sot në Superligë

nga Kaltrina Berila11 prill 2025
​Sfidë aspak e lehtë për Ballkanin sot në Superligë

Do të nis sot xhiro e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luaj në udhëtim në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin. Skuadra e Ismet Munishit së fundi mposhti Llapin, derisa në këtë edicion është treguar ekip i papërshtatshëm për të gjithë rivalët e Superligës. Ata po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm dhe momentalisht kanë nëntë pikë më pak se Malisheva e vendit të tretë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit 74 dhe Ferizajt, dy skuadra po ashtu me objektiva të ndryshme. Derisa skuadra nga Drenasi po lufton për mbijetesë, Ferizaj, ashtu sikur edhe Dukagjini ka aptetite për të qenë së paku në mesin e top 7 skuadrave në elitën e futbollit vendor.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →