Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shaqiri me “show” personal! Dy gola, një asist në fitoren e Baselit ndaj Thun!

nga Venera Grabanica13 shtator 2025
Shaqiri me “show” personal! Dy gola, një asist në fitoren e Baselit ndaj Thun!

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike, këtë herë ndaj liderit aktual të Superligës Zvicerane, Thun.

Gjilanasi ishte ylli i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe asistoi të një tjetër, në fitoren 1:3 të Baselit kundër Thun.

Pas vetëm 24 minutave lojë, Shaqiri u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia lehtësisht e zhbllokoi rezultatin.

Shaqiri pastaj asistoi për Albian Ajetin, i cili me një goditje të fortë e dyfishoi epërsinë (41’).

Thun u kthye në lojë falë Bertone, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (51’).

Megjithatë, krejt në fund, Baseli përfitoi një penallti – të cilën Shaqiri e konkretizoi për mrekulli (90+7’).

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri u vlerësua me notën 8.7 nga “Sofascore”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →