Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Shaqiri shkëlqen fitoren Baselit ndaj Stuttgartit

nga Venera Grabanica3 tetor 2025
​Shaqiri shkëlqen fitoren Baselit ndaj Stuttgartit

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →