Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shefi i Zyrës së BE’së në Presidencë, diskuton me Osmanin për bllokadën politike dhe “hapat e mëtejmë”

nga Gentrita Xhemajli21 korrik 2025
Shefi i Zyrës së BE’së në Presidencë, diskuton me Osmanin për bllokadën politike dhe “hapat e mëtejmë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur të hënën në takim shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca, thuhet se dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit  ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →