RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi tregon se çka ka biseduar me Ndihmëssekretarin, Wess Mitchell

nga B.K31 janar 2019

“Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në një bisedë telefonike që ka pasur me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë.

Thaçi në postimin e tij në Facebook ka shkruar se të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →