RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 2026
Tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot, rreth orës 15:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →