Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Ukraina fituese e “Eurovision 2022”

nga Egzona Mehmeti15 maj 2022

Ukraina arriti të fitojë vendin e parë në Festivalin Evropian të këngës, “Eurovision 2022”, që sivjet u mbajt në Torino të Italisë.
Grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë me këngën “Stefania”.

Mbretëria e Bashkuar e fitoi vendin e dytë me këngën “Space Man”, nga Sam Ryder, ndërsa vendin e tretë e fitoi Spanja me këngën “SloMo”, nga Chanel.
Në finalen e Eurovisionit morën pjesë 25 vende, 5 të kualifikuara automatikisht dhe 20 që janë kualifikuar nga dy gjysmëfinalet.
Kujtojmë që, Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohej për finalen e madhe të Eurovisionit. Shqipërinë sivjet e ka përfaqësuar Ronela Hajati me këngën “Sekret”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →