Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen tha së në takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tahs e diskutuan për për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, u shpreh Valtonen.
Ajo po ashtu siguroi se ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës.
“Findalda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”., tha Valtonen.
Gërvalla pas takimit me homologen finlandeze: Ura e Ibrit duhet të hapet
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet.
Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.
“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha Gërvalla,
Gërvalla po ashtu njofoi se në takimin me kryediplomaten finlandeze ndër të tjera është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Mbërrin në Kosovë Ministrja e Jashtme e Finlandës pritet nga Gërvalla
Ka mbërritur në Kosovë Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen.
Ambasada e Finlandës në Kosovë i ka publikuar fotografitë nga ardhja e saj.
Valtonen do të takohet me drejtues të institucioneve të Kosovës.
Fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.
Kurse do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti në orën 15:00./21Media








