Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një person në Lipjan pas aksidentit me traktor, lëndohet një tjetër

nga Kaltrina Berila27 janar 2025
Vdiq një person në Lipjan pas aksidentit me traktor, lëndohet një tjetër

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti me traktor, të dielën në Lipjan.

Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Vetëm të dielën kanë ndodhur 40 aksidente një prej tyre me fatalitet. Tre persona humbën jetën në një aksident trafiku në Skenderaj. Sipas Policisë së Kosovës, më 26 janar në fshatin Çubrel të Skenderajt, dy vetura u përfshin në një aksident trafiku. Një nga to ishte veturë zyrtare e Policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →